30 vite burg për shqiptarin që masakroi me thikë italianin për të dashurën

27-vjeçari shqiptar Fitim Koldashi është dënuar me 30 vjet e 8 muaj burg, pasi vrau italianin Manuel Spinelli në Alba Adriatica.

Koldashi shoqërohej nga e dashura, kur Spinelli me miqtë e tij nisën të ngacmonin të renë.

E dashura e Koldashit duket se është bërë “molla e sherrit”, pasi mësohet se ka qenë më herët e lidhur me viktimën.

Pas një sherri me sharje dhe grushte Koldashi nxori thikën me të cilën goditi disa herë italianin duke e lënë të vdekur. /albeu.com/

Loading...