SPB e Shkupit ka ngritur padi penale kundër О.М.(33) nga Shkupi për shkak të dyshimit të bazuar që ka kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë ushtrimit të detyrës në sferën e sigurisë”. Më datë 25.06.2018, rreth orës 17.00 në rrugën „1“ në fshatin Haraçinë drejt Hasanbegut, policia ka vërejtur një veturë që e ka drejtuar i pandehuri, transmeton Gazeta Lajm. Zyrtarët policorë kanë dhënë urdhër që ta ndalojë veturën, por ai nuk i ka dëgjuar. Ka vazhduar të vozisë dhe me veturë dy herë ka goditur zyrtarët e policisë, njoftoi MPB.

Loading...