Për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “lëndime trupore gjatë ushtrimit të dhunës në familje”, stacioni policor në Strugë paraqiti kallëzim penal kundër 35 vjeçarit nga fshati Labunishtë-Strugë, informohet Struga Ekspres nga stacioni policor.

I dyshuari veprën penale e ka kryer më 27 gusht të vitit të kaluar në shtëpinë e familjes së tij, ku për shkak të disa mosmarrëveshjeve familjare nën gjendje të dehur ka filluar grindje verbale me nënën e tij 54 vjeçare, duke përdorur forcën fizike dhe e ka shtyrë duke e përzënë nga shtëpia.Me këtë vepër i dyshuari i ka shkaktuar lëndime trupore nënës së tij dhe i ka shkaktuar pasoja shëndetësore.(Struga Ekspres)

Loading...