4 të plagosur nga sulmi vetvrasës në Turqi

Një terrorist, i dyshuar si pjesëtar i Shtetit Islamik, sot ka hapur zjarr ndaj policëve, përpara se të kryej sulm vetëvrasës në Turqinë juglindore afër kufirit me Sirinë, duke lënduar pesë policë.

Sulmi ka ndodhur 800 km larg Antalisë, ku po mbahet samiti i G-20 me krerët e shtetëve.

Xhihadisti e ka aktivizuar eksplozivin që ishte i lidhur për trupin e tij kur policia ka filluar bastisjet në një apartament të në një kompleksi banesor prej 10 kateve në qytetin e Gaziantepit, raporton agjencia turke e lajmeve “Dogan.”

Bastisjet e policisë po kryheshin në lidhje me dy incidentet vetëvrasëse më 10 tetor në kryeqytetin e Ankarasë.

Loading...