Gjatë muajit të kaluar rreth 400 të rinj nga fshati Sllupçan i komunës së Likovës kanë shkuar drejt
vendeve të BE-së, dhe se nëse vazhdon ky trend do të jetë rrezik. Kjo është theksuar nga kryetari i
njërit krah të Lëvizjes BESA, Afrim Gashi në debatin në televizioni 1TV.
“Patriotizmi më i madh është që të çosh Maqedoninë në BE dhe NATO dhe të sigurish punë për të
gjithë, për shkak se siç po shkojnë punët kështu, nuk ka kush të ngelet në këtë vend. Vetëm nga
Sllupçani muajin e kaluar rreth 400 veta kanë ikur drejt vendeve europerëndimore. Çka ligji për
gjuhën kur populli po ikën, andaj duhet reforma dhe punë dhe jo populizim dhe nacionalizëm bosh”,
ka theksuar Gashi, transmeton Maktel. (INA)

Loading...