Hasani po largohet nga Shkëndija?!

Shkëndija e Tetovës me shumë gjasa do të mbetet pa kapitenin e saj Ferhan Hasani.

Këtij të fundit i ka përfunduar kontrata me kampionët e rinj të Maqedonisë dhe po spekulohet se “Buba” dëshiron që karrierën ta vazhdojë jashtë vendit.

Janë disa klube që interesohen për 27-vjecarin, reprezentues i Maqedonisë, mes të cilëve Legia Varshavë, Galatasaray dhe Kasimpasha.

“Buba” në sezonin e fundit shënoi 22 gola dhe përfundoi në vendin e dytë në listën e golashënuesve, menjëherë pas Besart Ibraimit. Me Shkëndijën, ai fitoi edhe kupën e Maqedonisë.

Loading...