Lionel Messi është rikthyer në stërvitje me Barcelonën të mërkurën pasdite, plot 11 ditë pasi e lëndoi dorën në një ndeshje të La Ligës ndaj Sevillës.

Messi është rikthyer në stërvitje 11 ditë pasi e theu dorën në fitoren e Barcelonës 4-2 ndaj Sevillës në La Liga dhe duket i lumtur. Messi i humbi dy ndeshje të rëndësishme të Barcelonës, ndaj Interit në Ligën e Kampionëve dhe El Clasicon kundër Real Madridit pesë ditë më vonë. Megjithatë, Barça i fitoi të dy ndeshjet e lartpërmendura, përkundër mungesës së tij. Pas lëndimit të tij, gjiganti spanjoll njoftoi se Messi do të mundë të luante vetëm në fund të nëntorit, por ylli argjentinas tashmë ka nisur stërvitjet.

 

 

Loading...