Një grua në Manhattan e cila rastësisht bleu në një dyqan një tiketë të lotarisë në vlerë të 1 dollari u përball me diçka të cilën nuk e kishte imagjinuar asnjëherë, shkruan The Mirror, transmeton Gazeta Express.

Për fatin e saj, shitësi gabimisht i dha një tiketë prej 10 dollarësh.

46 vjeçarja Oksana Zaharov nga New Jersey vërejti menjëherë gabimin.

Ajo tha se kur shitësi i dha gabimisht tiketën i erdhi keq që t’ia kthente. Fatmirësisht gabimi ju kthye në miliona.

Nëna e dy fëmijëve nuk shkoi menjëherë të kontrollojë tiketën. Ajo madje tha se e kishte përdorur atë disa herë për të ruajtur faqet e librit që po lexonte.

Kur e kontrolloi tiketën, Zaharov zbuloi se kishte fituar 5 milionë dollarë.

Ajo shprehet shumë e habitur me fatin e saj, duke treguar që asnjëherë nuk kishe fituar asgjë.

Së bashku me familjen ajo do të festojë në Bahamas këtë fitore duke treguar se është shumë e lumtur që fëmijët e saj do të përfitojnë nga ato para.

Në fund, Zaharov shtoi se me këto para do të shkollojë fëmijët e saj./Express/

 

Loading...