Kuriozitete

5 femrat që ndryshuan botën, midis tyre është edhe një shqiptare

1-542-e1504211805571-780x439

Ato njihen si 5 femrat që ndryshuan historinë e botës. “Lufta” për të drejtat e grave filloi në
vitin 1872, për te ndaluar diskriminimin gjinor.
Susan B. Anthony u përpoq për të drejtën e votës për Zgjedhjet Presidenciale. Edhe pse nuk
votoi dot, Amendamenti i 19-të në Kushtetutën e SHBA-ve mori emrin e saj: “Susan B.
Anthony Amendment.”

E dyta do të ishte Marie Curie. Ajo ishte femra e pare që mori titullin Profesor në Universitetin
e Sorbonnës në Paris, në vitin 1906. Njeriu i parë në botë që fiton dy Çmime Nobel. I pari ne
1903 për Fizikën, bashkë me të shoqin dhe një bashkëpunëtor të tretë, i dyti për Kiminë në
vitin 1911, për punën e saj mbi radioakrivitetin.

Në këtë listë është edhe një shqiptare. Bëhet fjalë për Nënë Terezën. Shqiptarja që njihet si
me origjinë nga Maqedonia. Ajo e ka zhvilluar pjesën më të madhe të aktivitetit të saj
humanitar në Indi. Ka arritur armëpushimin në Liban për të evakuar një spital, ka ndihmuar
në Etiopi dhe në Armeni. Katolikja dhe humanistja e madhe, është nderuar me Cmimin Nobel
për Paqe në vitin 1979.

E katërta është Mae Jemison. Ajo është astronautja e parë Afro-Amerikane. Fizikante, që
përpara nisjes së punës në NASA, është marrë me aktivitet humanitar.
E fundit por jo më pak e rëndëshishmja është shkrimtarja franceze Simone de Bovuar. Ajo
luftoi shumë për lirinë e femrave dhe u dha forcë me anë të shkrimeve të saj.

To Top