Nëse ndonjëherë e keni hapur një libër të Dostoyevskyt, ju mesiguri e keni vërejtur se njeriu pas saj ishte i komplikuar dhe fascionues. Librat e tij e kanë një mënyrë Ruse të veçantë të hapjes së jetëve të personazheve, që e lejon lexuesin ti kontrolloj dhe ti inspektoj. Më poshtë i keni pesë gjëra të cilët duhet ti dini për këtë autor.

1. Novelën e tij të parë ai e publikoi në moshën 25 vjeçare

Dostoyevksy e nisi një fillim të mbarë, sepse ai vinte nga një familje fisnike e cila ndikoi që ky të edukohej në rininë e tij. Ai nuk u trajnua për të qenë shkrimtar; ai u dërgua në një institut ingjinierik ushtarak edhe ai nuk përshtatej fare aty. Ai i’u kthye letërsisë madje edhe para se ti përfundonte detyrat e tij në institute, duke i përkthyer veprat franceze në rusisht. Në vitin 1845, në moshën 25 vjeçare, ai e publikoi novelën e parë të quajtur “Poor Folks” e cila shpeshherë është përshkruar si novela e parë shoqërore ruse.

2. Ai ishte dënuar me vdekje

Në vitin 1840, Dostoyevsky mori pjesë në një grup ose rreth letrar, qëllimi i të cilëve ishte reforma shoqërore. Ata lexonin libra të ndaluar dhe diskutonin ndryshimin e mundshëm shoqëror – çlirimin nga censura dhe robëria – në një kohë kur këto ide ishin tmerruese për pushtetin e asaj kohe. Kur ata u kapën, mënjëherë u dërguan në një burg të sigurisë së lartë dhe pastaj u dënuan me vdekje. Pak para se të ndodhte ekzekutimi ashtu siç ishte paraparë, vjen një lajmëtar i cili e përcillte urdhërin e Carit, në të cilin thuhej se në vend se të ekzekutohej, Dostoyevsky duhej të dërgohej në Omsk, Siberi, të punonte punë të rënda për tetë vite.

Pamje nga Siberia

3. Ai ishte epileptik

Përderisa mendja e Dostoyevskyt ishte në gjendje shumë më të mirë se shumica e mendjeve të zakonshme, kjo nuk vlente edhe për trupin e tij. Sëmundja e tij fillimisht filloi të shfaqej në shkollën ushtarake dhe duke vazhduar me kriza të shpeshta, në vitin 1839, në moshën 18 vjeçare. Gjatë internimit të tij në Siberi, krizat e tij u përkeqësuan, dhe edhe pse ishte e paraparë që ai të shërbente në ushtri pas kthimit nga Siberia, ky planifikim u analuar për shkak të shëndetit të tij të dobët. Këto kriza të vazhdueshme edhe i shkaktuan vdekjen, në vitin 1881, në moshën 59 vjeçare.

4. Ai ishte shumë i dhënë pas Kishës Ortodokse

Përveç psikologjisë së njeriut, Dostoyevsky preokupohej edhe për religjionin, në veçanti me kishën ortodokse ruse, por më vonë përkushtimi i tij filloi të ndryshojë formën pasi ai ra në kontakt me disa elemte të kishës të cilët ai nuk i pëlqente, të tillë si prifti jashtë kampit të tij në Siri. Ai e ruajti një përkushtim të vazhdueshëm për Krishtin edhe pse forma aktuale e sistemit të tij të besimit kishte ndryshuar shumë.

5. Car Aleksandri II i kishte kërkuar Dostoyevskyt ti jepte mësim fëmijëve të tij

Në vitet e mëvonshme të Dostoyevskyt, fama e tij kishte arritur larg, dhe veprat e tij vlerësoheshin gjerësisht, në Rusi dhe në Europë. Ai kishte udhëtuar shpesh në Europën Perëndimore, kryesisht në banjat e Gjermanisë për tu trajtuar për sëmundjet e tij. Kur ai u kthye në Rusi nga njëri prej udhëtimeve të tij në Europë, Car Aleksandri e ftoi Dostoyevskyn për të i’a lexuar librin e tij të ardhshëm dhe pasi ai u nda shumë i kënaqur nga kjo, Cari i kërkoi Dostoyevskyt ti mësonte fëmijët e tij.

Loading...