Histori

53 vite nga vrasja e Kennedyt

ballina-kennedy-1

Sot 53 vite më parë është vrarë presidenti i 35-të amerikan, John F.Kennedy.

Kenedy mbeti i vdekur pasi u gjujat me një snajper përderisa po udhëtonte me limuzinë në qendër të qytetit Dallas, më 22 nëntor të vitit 1963.

Presidenti i  shoqëruar nga bashkëshortja e tij po përshëndeste turmën e njerëzve që idhin mbledhur për ta takuar atë kur ai u qellua në orën 12:30 të paradites dhe u shpallë i vdekur 30 minuta më vonë.

Demokrati Kennedy shërbeu si president i Amerikës që nga zgjedhja e tij në janar të vitit 1961 deri në vrasjen e tij më 22 nëntor të vitit 1963. Ai ishte 46 vjeç.

Pak familje kanë qenë objekt i adhurimit, dhe njëkohësisht me aq shumë skandale dhe teori të konspiracionit si Kennedy-të.

Ekziston edhe teoria se e gjithë familja është e mallkuar sepse, ka shkruar Edward Cline në librin “Mallkimi i Kennedy-ve”, vërtet bëhet pyetja se pse gjithmonë dikush nga kjo familje sapo të mbërrij deri të caku është dashur të paguaj çmimin më të lartë.

Janë disa teori se si është krijuar ky mallkim. Sipas njërës, një rabin e ka mallkuar  babain e ish presidentit amerikan, Joseph Kennedy, i cili gjoja ka qenë njeri i paskurpullt dhe antisemist.

Sipas teorisë së dytë, mallkimi arrinë edhe më të kaluarën dhe i atribuohet Thomas Fitzgerald-it, stërgjyshit të John Kennedy-t nga ana e nënës i cili i ka “shqetësuar shpirtërat” në Irlandë.

Ata që nuk i besojnë mallkimeve mendojnë se këto janë shpikur për t`u mbajtur tensioni në familje e cila ka dhënë një president, dy kandidatë për president dhe një senator.

Joseph Kennedy dhe bashkëshortja e tij Rose kanë pasur nëntë fëmijë prej të cilëve katër kanë pësuar tragjikisht. Vite para se janë vrarë John dhe Robert, jetën e ka humbur djali i tyre më i vjetër Joseph Kennedy Junior, për të cilin familja ka pasur shpresa të mëdha politike dhe ka besuar që pikërisht ai do të bëhet president i Amerikës.

Por ky plan u ndërpre në vitin 1944 me vdekjen e tij. Ai pësoi si pilot në Luftën e dytë botërore. I kishte 29 vjet dhe trupi i tij kurr nuk i është kthyer familjes. Katër vjet më vonë, gjithashtu në fatkeqësi ajrore, vdes motra e ish presidentit, Caitlin. Ajo gjithashtu pësoi në moshën 29 vjeçare me rastin e rrëximit të aeroplanit në Francë, derisa udhëtonte nga Paris-i në Cote d`Azur (bregun Azur).

Motra e dytë, Rosemary, me vite ka vuajtur nga çrregullimet mendore dhe për këtë shkak, me propozim të mjekëve dhe me pëlqimin e babait të saj, më 1941 i është nënshtruar lobotomisë. Operacioni e paaftësoi plotësisht vajzën atëhere 24 vjeçe. Vdiç më 2005 pas më shumë se 60 vjet vegjetimi në institucionin mendor. Shtatë vjetë para vrasjes së John Fitzgerald Kennedy-t bashkëshortja e tij Jackie Kennedy lindi vajzën e vdekur.

Në vitin 1963 dy ditë pas lindjes, për shkak të problemeve në mushkëri vdiç djali i tij Patrick. Jetën e kanë humbur edhe djemt e Robert Kennedy-t. David Kennedy, i cili kurr nuk e ka marr vehten pas vdekjes së babait, vdiç më 1984 nga doza e tepërt e kokainës, derisa djali i dytë i Robert-it, Michael humbi jetën më 1987 në skijim në Aspen. I kishte 39 vjet.

Vozitja me aeroplan ishte fatale për djalin e vetëm të ish presidentit 38 vjeçarit John Kennedy Junior. Ai më 1999 e drejtonte një aeroplan të vogël nga regioni Eseks në New Jersey. Me te në aeroplan ishin gruaja e tij dhe motra e saj. Derisa fluturonin mbi Atlantik, ishte natë dhe mjegull, Kennedy ishte i  çoriertuar dhe e rrëzoi aeroplanin në det. Askush nuk mbijetoi. Vdekja e fundit në familje ndodhi më 2012 kur bashkëshortja e Robert-it Mary Richardson Kennedy bëri vetëvrasje duke u varur.

To Top