6 muaj burgim për zyrtarin komunal

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar një zyrtar të Komunës së Gjilanit me inicialet R. L., duke i shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh, njofton Klan Kosova.

I akuzuari ka kryer veprën penale: keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, thuhet në njoftimin e gjykatës.

“Trupi gjykues pas shtjellimit të gjitha provave ka ardhur në përfundim se i akuzuari R. L. në cilësinë e Inspektorit komunal të resurseve natyrore, gjatë periudhës kohore 2013 – 2014  në Kamenicë, me qëllim që vetit apo tjetrit t’i sjellë dobi të kundërligjshme, na vazhdimësi ka keqpërdorë pozitën apo autoritetin zyrtar duke tejkaluar kompetencat e tij zyrtare dhe duke i ndihmuar në forma të ndryshme kompanitë që merren me eksploatimin e rërës dhe zhavorrit”, thuhet në komunikatën për media të Gjykata Themelore në Gjilan.

“I akuzuari në mënyrë të vazhdueshme ka dhënë instruksione kompanive për eksploatimin ilegal të rërës dhe zhavorrit, duke udhëzuar të njëjtat që të pajisen me dokumente fiktive doganore dhe të natyrave si mbulesë për ushtrimin e veprimtarive të tyre dhe operimin e tyre në mënyrë ilegale, të cilat ishin në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës me nr. 02/46, të datës 02.11.2011”.

Loading...