Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Zyra Europiane e Statistikave, në vitin 2016 shtetësi në BE kanë fituar 995 mijë persona. Shqiptarët radhiten të dytët me nënshtetësi të fituar, apo gjithsej 67.500 persona dhe vijnë pas marokenëve, të cilët kanë marrë 101.300 nënshtetësi. Pas tyre vijnë indianët me 41.700 nënshtetësi dhe pakistanezët me 32.900. 97 për qind e shqiptarëve kanë marrë nënshtetësi nga Italia dhe Greqia, kurse 89 për qind e marokenëve në Spanjë, Itali dhe Francë.

Ndërkohë, 60 për qind e indianëve dhe 50 për qind e pakistanezëve janë pajisur më nënshtetësi në Britani. Nga ana tjetër, të dhënat kanë treguar se edhe shtetas të Rumanisë dhe Polonisë, si vende anëtare të BE-së, kanë aplikuar për nënshtetësi në vende të tjera të Unionit.

Ndërkaq, është rritur edhe numri i shtetasve të Britanisë, që aktualisht është në negociata për largim nga BE-ja, të cilët kanë aplikuar për nënshtetësi në një shtet tjetër, pasi 6.555 britanikë në vitin 2016 kanë kërkuar shtetësi në vendet e BE-së, për dallim nga viti 2015 kur ky numër ishte 2.500.

Loading...