Në vitin 1964, Gwynne Evans dhe Peter Allen ishin njerëzit e fundit të cilët ishin ekzekutuar me varje.

Dënimet me vdekje kanë qenë nga më të ndryshmet, me pushkatim, varje, prerje të kokës etj.

Mirëpo, kanë qenë edhe disa tjera të cilat nuk i keni dëgjuar më parë, e që ne i transmetojm për ju listën e atyre dënimeve.

Kjo është lista (Kujdes, më poshtë mund të shihni imazhe që mund të jenë shqetësuese për ju):

1) Shqiponja e përgjakur

Kjo metodë, e cila përshkruhet nga History Channel, përfshin të burgosur të cilëve u prihet shpina.
Atyre pastaj ua thyejnë eshtrat e brinjëve dhe i ndajnë ato, ku pastaj ua nxjerrin edhe mushkëritë.

2) Shkelja me elefant

Kjo ishte një nga metodat më të zakonshme në Azinë Jugore.Ata i ushtronin kafshët që ti vrisnin njerëzit, po gjithashtu edhe ti torturonin për vdekje. Kjo praktikë është zhdukur qysh në vitet e hershme të shekullit 19.

3) Sharrimi

Kjo metodë përdorej kryesisht në Persinë e lashtë, ku të burgosurit vareshin me këmbë lart dhe në plot kuptimin e fjalës i sharronin në gjysmë.
Kjo bëhej me qëllim që ata të qëndronin aq gjatë sa për ti duruar dhimbjet e kësaj torture derisa të gjitha organet vitale i priheshin.

4) Vrasja me top

Në gjysmën e dytë të shekullit 18, britanikët kishin filluar ti lidhnin të burgosurit në majën e topit dhe pastaj ti qëllonin.
Trupi i tyre padyshim që në çast do të shkatërrohej i tëri.

5) Lingchi

Kjo praktikë barbare, e cila është shpallur e jashtëligjshme në vitet e hershme të shekullit 19, e me origjinë nga Kina, përkthehet si “vdekje nga një mijë prerje”.
Kjo metodë përfshinte të burgosur të cilët lidheshin për një shtylle dhe pastaj ngadalë i priheshin copa të mishit derisa të vdiste.

6) Zierja

Kjo metodë, siç edhe emri len të kuptojmë, përfshinte njerëz të cilët futeshin në një kazan me ujë të vluar, e të cilët ziheshin për së gjalli.

Shumë njerëz janë zier për vdekje gjatë regjimit të Henry VIII, por ky dënim është jap vetëm tek ata që kanë kryer vrasje.

7) Shqyerja

Një metodë shumë e zakonshme gjatë Perandorisë së Shenjtë Romake.

Viktimës i lidheshin të gjitha gjymtyrët tek kuajt, pastaj kuajt fillonin të vraponin duke ia shqyer të gjitha gjymtyrët nga vendi.

Pastaj pjesët e trupit parakalonin nëpër lagje si paralajmërim për tjerët…

Loading...