7 persona të vdekur nga vërshimet në Taxhikistan

taxikistan

 

Zëdhënësja e rajonit të Gorno-Badakhshanit, Nilufar Aslamshoeva i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se zëvendëskryeministri Azim Ibrohim dhe Guvernatori i rajonit, Shodikho Jamshed kanë vizituar qarkun Vanch, ku vërshimet dhe rrëshqitja e dheut kanë shkatërruar rreth 70 shtëpi dhe kanë dëmtuar ndërtesa, kabllo të energjisë elektrike.

Personat që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre përkohësisht janë vendosur nëpër tenda.

Kryeministri taxhik Kohir Rasulzoda ka thënë se dëmet e shkaktuara kapin vlerën e 50 milionë dollarëve.

Loading...