7 xhami në Shqipëri jashtë kontrollit të Komunitetit Musliman

Shtatë xhami ne Shqipëri nuk janë nën kontrollin e Komunitetit Musliman Shqiptar. 3 prej tyre janë në Tiranë, 1 në Librazhd, 1 në Cërrik, 1 në Kavajë dhe një në Pogradec. Ndërtuesit e tyre kanë përfituar nga hapësira ligjore. Zv.kryetari i Komunitetit Musliman, Ali Zajmi thotë se nuk mund te thotë shumë për to pasi nuk është dijeni të asaj që predikohet aty.

Ndonëse nuk ka dijeni se çfare predikohet ne keto xhami, Zajimi shprehet se per xhamitë në varësi të Komunitetit Mysliman, imamët janë trajnuar të tregojnë kujdes me fjalën.

“Ajo që feja predikon sipas teologeve përmblidhet ne emrin e saj, Islam. Aktet terroriste bien ne kontraditë me të” – thotë ai. Komuniteti Mysliman dënon sulmin e ndodhur ne Paris dhe apelon qe ngjarje të tilla të mos sjellin ne fokus islamofobinë./Lapsi/ 

Loading...