77 vjeçarja që mësoi shkrim e lexim në Shtëpinë e Pleqve

Është 77 vjeçare, por nuk ka hequr dorë nga ëndrra e saj. Hata Uka, nga Istogu, për dy vite qëndrim në shtëpinë e pleqve ka mësuar të shkruaj.
Ajo ka një shqetësim për brezin e ri dhe një kërkesë për liderët e shtetit.

Banorë të kësaj shtëpie janë edhe çifti nga fshati Smirë i Vitisë.

Sinan dhe Draica Latifi lanë trashëgiminë në fshat për t’u zhvendosur në shtëpinë e pleqve ku thonë që gjetën kujdes të mirë.

Pas 50 viteve martesë, ata thonë se jeta e tyre ka ndryshuar për mirë edhe në aspekt shëndetësor.

Njëjte si Mefise Rushiti kohën e lirë e kalojnë edhe banorët tjerë, shokë e shoqe të saj.

Drejtoresha, Raze Aliqaj, tregon se kanë 65 klientë, 37 gra, 28 meshkuj nga të gjitha nacionalitetet, edhe pse kanë hapësirë për pranim deri në 110 persona.

E pensionin që e marrin nga shteti, ata e shfrytëzojnë në mënyra të ndryshme.

E pavarësisht moshës së shtyrë e sëmundjeve vullneti i tyre për jetë nuk mungonte.

Loading...