Një shpërthim vetëvrasës në Afganistan ka lënë të paktën tetë të vdekur dhe ka plagosur 16 të tjerë. Zyrtarët thonë se shpërthimi në Xhalalabad, kryeqyteti i provincës Nangahar, u regjistrua në një turmë njerëzish para rezidencës së një ish-komandanti të distriktit policor.

Një zëdhënës i autoriteteve lokale tha se viktimat ishin përkrahës të komandantit dhe kërkonin kthimin e tij në detyrë. Shteti Islamik, përmes platformës së tij propagandistike, mori përgjegjësinë për sulmin duke thënë se në këtë incident ishin vrarë e plagosur mbi 50 vetë.

Sulmi u regjistrua disa orë pasi zyrtari lokal konfirmoi për Zërin e Amerikës se persona të vetë-deklaruar si anëtarë të ISIS-it kishin ekzekutuar me prerje koke luftëtarë të njësive të tyre në distriktin e trazuar Achin në provincën Nangahar. Media afgane njoftoi se luftëtarët ishin ekzekutuar pasi synonin të largoheshin nga njësitë e ISIS-it dhe të bashkoheshin me procesin e paqes të mbështetur nga qeveria.

Loading...