Opinione

A bëhet truri “operacion”?

FadilLepajaa

Njeriu ka të drejtë me e transplantue veshkën, mëlqinë, zemrën, dhe të gjitha organet të cilat sot, mjekësia bashkëkohore mundet me i krye, dhe prap do të mbetet i njejti.
Por, nëse e transplanton trurin, a vazhdon të mbetet i njejti?
Në fakt, kur nxirret karta e identitetit, të marrin shenjat e gishtave, ngjyrën e syve, edhe disa karakteristika të tjera fizike. Për tru asgjë, mund të e ndërrosh e të mbetesh i njejti.
Nejse, kjo mund të tingëllojë paksa groteske, por e vërteta është se kur njeriu ndërron radikalisht pikpamjet e veta, dhe pozicionet e veta, ka shumë gjasa që të mos jetë më i njëjti.
Çka mund të jetë në pyetje, kur njeriu lëpinë atë që ka pështyrë dhe pështynë atë për çka është përpjekur të na bindë ne më parë? (Fadil Lepaja)

To Top