Opinione

A bën ta eliminoni diskriminimin

ejup

Ejup Berisha

Shprehja e Pakënaqësisë kunder padrejtësive në shtet është akt patriotik qytetar. Shqiptarët në Republikën e Maqedonisë gjithmonë kanë pasur shumë arsye që të jenë të ofenduar dhe të pakënaqur por kohëve të fundit kur është kuptuar e vërteta se janë të diskriminuar edhe në aspekt të zbatimit të drejtësisë në sferën e Gjyqësisë tani këta kanë edhe më shumë arsye dhe motiv shtesë për të qenë të pakënaqur dhe të ofenduar.Shprehja e kësaj pakënaqësie duhet të bëhet në mënyrë të detyrueshme dhe pa asnjë shtyerje. Për çfar bëhet fjalë pra bëhet fjalë për dukurinë më të shëmtuar dhe më të keqe shoërore që ndodh vetëm në shtete shumë jodemokratike e që ka ndodhur dhe po ndodh edhe në Maqedoni. Po flitet për trajtim jo të barabartë të qytetarëve para Kushtetutës dhe ligjeve, që manifestohet si diskriminim në sferën më të rëndësishme të funkcionimit të shtetit në atë ku njerëzit fitojnë siguri dhe ruajnë dinjitetin e tyre qytetar e njerëzor përmes ruajtjes së lirisë dhe pavarsisë së tyre individuale. Dhe mu në këtë sferë ndodh e papritura dhe e pakuptimta ndodh zbatimi i drejtësisë selektive.Kjo ndodh në rastet kur qytetarët shqiptar janë pale në procese të ndryshme gjyqësore. Edhe pse sistemi juridik në një shtet është unik dhe duhet të vlej njëjtë për të gjithë qytetarët apo ti trajtoj të gjithë në mënyrë të barabartë këtu në realitet ka ndodhur dhe ndodhë e kundërta.
Pakënaqësia duhet shprehur kundër një dukurie shumë negative dhe absurde që ka të bëjë me shqiptimin e dënimeve shumë të larta për shqiptarët në procese të ndryshme gjyqsore. Përshembull ndodh që kur shqiptarët dalin para gjyqit për vepra më të lehta këta të dënohen me dënimet më të rënda e më të rrepta penale që karakterizohen me përcaktimin e shumë viteve burgim pra duke filluar prej dhjetë, njëzet, tridhjet apo edhe deri në dënime me burgim të përjetshëm dhe atë pa iu trembur aspak syri gjyqtarëve dhe atë nëse bëhet fjalë për raste të lehta penale gjyqësore, ndërsa kur bëhet fjalë për maqedonasit këta edhe për vepra shumë të rënda kriminale dënohen me dënime simbolike psh me kusht apo edhe me tetëmbëdhjetë muaj burgim siç ishte rasti i fundit gjyqësor për Goran Grjovskin.A mund të paramendoni se sa denim do të merrte ndonjë shqiptar po të ishte autor i krimit të njëjtë si ky iGrujovskit? Un nuk mund ta paramendoj por edhe trishtohem ta përmend sepse ndoshta ai do të merrte denim edhe me burg të përjetshëm. E drejta e shprehjes së pakënaqësisë është legjitime dhe e drejtë kushtetuese me të cilën shprehet revolta për padrejtësitë që u bëhen qytetarëve të një shteti siq është rasti me shqiptarët e Maqedonisë. Në elimiimin e kësaj dukurie duhet të ndihmojnë të gjithë pra edhe deputetët e kuvendit të Republikës. Këta nuk paguhen kot vetëm që ti shfrytëzojnë përfitimet por duhet ti zbatojnë edhe obligimet e obligim i tyre primar në rastin konkret është që ta eliminojnë diskriminimin për shqiptarët në sferën e politikës së shqiptimit të dënimeve nga ana e Gjykatave. Me këtë rast i pyes institucionet kompetente shtetërore se pse nuk e zbatojnë parimin e barabarsisë së qytetareve para kushtetutes dhe ligjeve, apo se pse nuk e zbatojnë parimin e përgjegjsisë së njëjtë të qyetetareve kur e shkelin sistemin juridik të shtetit pavarsisht përkatësisë së tyre kombëtare. Apo më konkretisht pyes se pse Agimi duhet te dënohet me tre vite burgim për një vepër të lehtë e banale ndërsa Zorani për veper me të rëndë penale të dënohet me dënim simbolik siq është dënimi me kusht apo edhe të lirohet tërësisht nga gjyqi. Prandaj të gjitë shqiptarët ku janë dhe ku nuk janë duhet që menjëher pa kurrfar hamendje qysh tani të reagojnë për këtë realitet apo padrejtësi që bëhet ndaj tyre.Apo më konkretisht ta shprehin pakënaqësinë dhe mllefin kunder drejtesise selektive. Ky shtet nuk mund dhe nuk guxon për dike të jetë nënë e për dikë njerkë. Ligjet duhet te zbatohen njejte per te gjithe qytetarët e jo të kemi zbatim selektiv edhe të tyre apo psh ato të zbatohen me obligim vetëm për shqiptarët e të mos zbatohen për maqedonët. Nëse jemi duke ndërtuar shtet juridik atëher ligjet duhet të vlejnë ngjashëm si për Agimin por edhe për Zoranin. Pra këta të dy edhe nëse shkelin ligjet dhe bëjnë vepra penale apo vepra të tjera kundëvajtëse sankcionet ndaj tyre duhet të jenë të njëjta.Në një shtet bashkëkohor dhe demokratik nuk guxon të ketë të diskriminuar dhe të privilegjuar.Në rastin konkret në Maqedoni kemi të diskriminuar dhe atë në të gjitha sferat e jetës shoqërore dhe këta jenë qytetarët shqiptar dhe kemi të qytetar shumë të privilegjuar e këta janë bashkqytetarët tanë maqedonas. Nëse deri tani kishte diskriminime në Republikën e Maqedonisë me instalimin e Qeverisë së re që veten po e quan reformatore kjo duhet që në afat sa më të shkurtër dhe sa më shpejtë ta eliminon diskriminimin. Shtetet demokratike duhet të eliminojnë diskriminimin për të pasur qetësi, paqë, liri barazi si dhe siguri të njëjtë juridike për të gjithë qytetarët e kjo arrihet përmes trajtimit të njëjtë e të barabartë të të gjithëve në shtet.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top