Maqedoni

A besuat se vërtetë do vendosen filtrat e Jugohromit? Si duket jeni gënjyer rëndë!

analist-euml-t-pauzimi-i-jugohromit-truk-parazgjedhor-i-bdi-s-euml-video_hd-780x439

VALON ABDULHAMIDI

Edhe pse ka kaluar një muaj pas nënshkrimit të memorandumit ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe përfaqësuesve të ndërmarrjes Jugohrom, që parasheh ndërtimin e sistemit të filtrave dhe rihapjen e fabrikës pasi të vendosen filtrat, punët në terren ende nuk kanë filluar, njofton Portalb.mk.
Portalb.mk vizitoi sot hapësirat e fabrikës Jugohrom, ku arritëm të konstatojmë se puna për ndërtimin e filtrave ende nuk ka filluar.
Heshtje nga drejtoria!
Udhëheqësi i ndërmarrjes, Vasko Skenderovski përmes linjës telefonike ditë më parë tregoi gatishmëri për të na pritur në hapësirat e fabrikës Jugohrom (kur ai të ishte prezent) ku do të na shpjegonte mbi çdo paqartësi që kemi në lidhje me procesin e vendosjes së filtrave dhe me zhvillimin e punëve, mirëpo ditëve të fundit i njëjti nuk ishte më i qasshëm në telefon, e as nuk ishte prezent në kompani gjatë kohës sa ne ishim aty.
Përgjegjësit për sigurinë e objektit të fabrikës dhe hapësirave përreth konfirmuan për Portalb.mk atë që ne vetëm se e pamë: se punimet ende nuk kanë nisur. Personat kompetent prej të cilëve do mësonim më konkretisht në lidhje me këtë temë, nuk pranuan të bisedojnë.
Gjatë vizitës së sotme ne kërkuam që të marrim ndonjë përgjigje në lidhje me atë se:
pse ende nuk ka filluar puna për ndërtimin e filtrave, siç janë marrë vesh para një muaji përfaqësuesit e kompanisë në memorandumin e nënshkruar me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë. Gjithashtu nuk dihet: cila ndërmarrje do ti kryejë punimet, në çfarë kushtesh ka fituar projektin, sa faza parasheh ai projekt, sa do të zgjasë secila fazë, çfarë do të ndërtohet në secilën fazë, si do të ndërtohet dhe sa ndërmarrje kanë aplikuar për të fituar të drejtën e ndërtimit të sistemit të filtrimit të Jugohromit?
Hisni Thaçi nga Inspektorati Ekologjik në një deklaratë për Portalb.mk tha se inspektimi i fundit në fabrikën Jugohrom është bërë me datë 16.10.2017, dhe pas konstatimit të gjendjes ekzistuese është marrë vendim për ndalesë të punës për këtë fabrikë në afat prej 90 ditësh.
Rikujtojmë gjithashtu se udhëheqësi i ndërmarjes, Vasko Skenderovski në ditën e nënshkrimit të memorandumit ndërmjet Jugohrom dhe Qeverisë së RM-së, u zotua se faza e parë e vendosjes së filtrave do të përfundojë deri në fund të muajit prill-maj kurse faza e dytë do të nis në fillim të muajit qershor të vitit të ardhshëm.
Mirëpo deri më tani, kur ka kaluar një muaj pas nënshkrimit të këtij memorandumi, punët ende nuk kanë filluar.
Përndryshe, ri-hapja e fabrikës u paralajmërua nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev. Në këtë reagoi ashpër lëvizja Eco Guerilla si dhe Nëna dhe Fëmija, lëvizje që kanë qenë pjesë e protestave kundër ndotjes së ajrit në Tetovë, gjë që u vërtetua se në masë të madhe ishte nga puna pa filtra e kësaj fabrike.
“Nevojiten dy vite për instalim të filtrave dhe jo disa muaj andaj çdo nënshkrim i marrëveshjes mes Qeverisë dhe pronarëve të fabrikës “Jugohrom” do të hasë në kundërshtim të ashpër” shprehen këto lëvizje.
Problemi me ndërmarrjen Jugohrom erdhi pasi që kjo fabrikë nuk ka punuar me standarde ekologjike e cila solli deri te ndotja enorme e ajrit në rajonin e Pollogut. Ndotja e ajrit Tetovën e rangoi ndër qytetet evropiane me ndotjen më të madhe të ajrit. Protestat e sektorit civil nuk ishin të pakta, si pasojë e kësaj Qeveria VMRO-BDI në atë kohë i caktoi afat kohor për vendosjen e filtrave deri më 1 nëntor, si vonesë të kësaj, Jugohromi do të mbyllej.
Por, Jugohrom nuk arriti të respektojë afatin kohor, Qeveria nuk iu zgjati afatin kohor dhe në mesin e nëntorit u mbyll. Pas mbylljes rreth 900 punëtor mbetën pa punë të cilët të organizuar në sindikatë punëtorësh vazhdimisht kanë protestuar për humbjen e vendit të punës. Pas mbylljes së Jugohromit, ish-ministri i Ekologjisë, Bashkim Ameti, publikoi raportin e gjendjes së ajrit, raport ky që vërtetoi se Jugohrom ka qenë një ndër ndotësit më të mëdhenj të rajonit të Pollogut.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top