Qeveria për momentin aspak nuk bisedon për çfarë do ndryshime kadrovike. Është fokusuar në procesin reformues dhe në implementimin e Marrëveshjes së Prespës, të anëtarësimit në BE dhe në NATO, kumtoi sot zëdhënësi qeveritar Muhamed Hoxha.

Kolegu i tij, Mile Boshnjakovski u ndërlidh, duke theksuar se Qeveria mbetet transparente dhe e përgjegjshme lidhur me punën e saj dhe shpenzimin e parave të popullit.

“Do të vijë dita kur edhe angazhimet politike do të jenë pjesë e evaluimit që do ta zbatojë kryeministri Zoran Zaev”, tha Boshnjakovski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.

Loading...