Trajneri i Barcelonës nuk i beson Rayo dhe kujton se “përpara rivalëve më të dobët, ka ndodhur që kemi patur më shumë probleme”.

A është delikate ndeshja me Ray?
Vendosja e ritmit të lojës, duke shënuar, është e rëndësishme në këtë ndeshje. Rayo ka humbur, por gjithmonë me rezultate të ngushta. Është një ekip që luan mirë, me personalitet dhe ofensiv. Duhet të jemi të kujdesshëm.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

A do ta keni gati Messi për të martën?
Problemi i tij është në krah, prandaj është normale të përfshihet në stërvitje të lehtë, për të ruajtur formën, por me kujdes. Le të presim. Eshtë herët për të thënë nëse do të jetë në sfidën e radhës të Champions-it.

A ka ndonjë kuptim për ty shprehja “luaj me dy topa” (si burrat)?
Gjithkush mund të shprehet si dëshiron, si e mendon ta motivojë skuadrën e tij. Unë nuk hyj në ato që thonë kolegët e mi. Solari mendonte se ishte e përshtatshme të shprehej kështu dhe i doli mirë.

A frikësohesh nga vetëkënaqësia në ekip?
Jo, pres më shumë motivim. Kur kemi rënë në qetësi, kemi pasur më shumë probleme. Ekipi ka bërë një hap përpara, por nuk duhet të mendojmë se kundërshtari është më i vogël. Pikët janë të njëjta ndaj cilitdo kundërshtari.

Suarez ka thënë se e sheh normale që të klubi të kërkojë një zëvendëuses për të…
Ne jemi të vëmendshëm ndaj merkatos në planin afatgjatë. Ai është në një moment të mrekullueshëm dhe fjalët e Suarez bëhen të rëndësishme.

A e shihni Messin me ngut, apo preferoni të jeni të kujdesshëm?
Unë nuk do të jem më i kujdesshëm për shkak të ndjenjës së ekipit. Ajo që më bën të jem i kujdesshëm është lëndimi i tij. Nëse është mirë, ai luan, sepse na bën më të fortë. Ajo që duam është që ai të shërohet mirë.

A do të ishte mirë për La Liga-n që ekipet më modeste të udhëheqin klasifikimin?
Unë nuk e di se çfarë mund të ndodhë. Ka ekipe, që e kanë filluar shumë mirë dhe nëse janë aty, është merita e tyre. Ne do të shohim se si evoluon klasifikimi me kalimin e kohës. Leicesteri dukej se do të binte nga kategoria, por e përfundoi duke fituar titullin në Premier League.

A është humbja në Leganés një leksion përpara kundërshtarit të radhës?
Është një referencë, pa dyshim. Humbja e kësaj ndeshjeje është një paralajmërim dhe na ndihmon të mësojmë. Ne nuk duam të përsërisim të njëjtin gabim.

Si i vlerësoni golat e Alcácer në Gjermani?
Është mirë, që Paco ka shkuar atje dhe po luan. Ne jemi të lumtur për të. Këtu është një grup lojtarësh, në të cilin e kishte të vështirë të rivalizonte për titullar. Do të shohim se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen.

Çfarë duhet të japë Coutinho më shumë?
Ne të gjithë duhet të japim më shumë, por jam shumë i lumtur me të. Gjithmonë është në ballë të gjërave dhe kurrë nuk fshihet.

Si është Umtiti?
Shpresoj që ai të rimëkëmbet sa më shpejt të jetë e mundur. Unë punoj me ato që kam në dispozicion, por duhet të jemi të vëmendshëm edhe me infermierinë e klubit. Ajo që dua është që Vermaelen të shërohet shpejt, gjithashtu.

A ka evoluar situata me Vidal?
Ai është një lojtar, që po hyn shumë mirë në lojën e Barcelonës. Kur aktivizohet, paraqitet në nivel të madh. Vidal ka një gen konkurues të pakrahasueshëm.

Loading...