A do të hetohet BFI? Zaev: “Askush nuk mund të fshihet nga ligji”

Skoplje, 17. oktobra 2017 - Premijer Makedonije Zoran Zaev na konferenciji za novinaer nakon plenarnog panela na Samitu 100 lidera. FOTO TANJUG/ DRAGAN KUJUNDZIC/ bb

o e pyetni kryeministrin Zaev se a pajtohet apo jo me këtë gjë. Zotëri Zaev është kryeministër, është kryetar i partisë, unë jam nënkryetar i partisë dhe ne ndajmë qëndrime dhe parime të njëjta”, tha Muhamed Zekiri në emisionin ClickPlus.

Kjo ishte përgjigja e nënkryetarit të LSDM-së , Muhamed Zekiri, i cili ditëve të fundit u bë protagonist i një iniciative për inspektim të BFI-së, nën dyshimin se janë bërë keqpërdorime financiare. Por, TV21 sot pyeti edhe kryeministrin Zaev, me ç’rast ai tha se askush nuk mund të fshihet nga ligji.

“Duam që të krijojmë klimë bashkëpunimi me të gjitha institucionet, ashtu edhe me bashkësitë fetare, me të cilat kemi bashkëpunim. Por, njëkohësisht jemi parti demokratike dhe parlament demokratik ku deputetët kanë të drejtë parashtrojnë pyetje, të hapin debat. Nuk duhet të frigohemi nga debati sepse ai ka një qëllim. Sigurisht që deputeti përfaqëson qëndrimin e qytetarëve, të cilët kanë marrë iniciativë. Unë dhashë përgjigje dhe absolutisht nuk duhet dikush të fshihet pas diçka, të frikësohet ose të mendoj se ka qëllime të këqija. Unë thash që institucionet do të veprojnë, deputeti ka kërkuar zyrtarisht. Ato institucione do të bëjnë kontrolle dhe do të japin raportet e tyre”, tha Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë.

Për analistin Sasho Ordanovski përzierja e krerëve të institucioneve fetare në politikë nuk duhet të ndodh, sidomos në një shoqëri multi-konfesionale siç është rasti në Maqedoni.

“Më e mençur do të ishte që të gjitha bashkësitë fetare, pa dallim se cila është ajo, të heqin dorë nga ky lloj i sugjerimeve për tu përzier në disa çështje politike. Për shkak se në fund kjo nuk do t’i del mirë asnjërës, si bashkësive fetare ashtu edhe gjithë shoqërisë. Posaçërisht udhëheqësit e bashkësive fetare duhet patjetër të jenë të përmbajtur, siç janë në shumicën e rasteve”, tha Sasho Ordanovski, Analist politik.

Përderisa nga Drejtoria e policisë financiare edhe sot thanë se akoma nuk ka arritur një kërkesë e tillë, nga Drejtoria e të ardhurave publike thonë se në të gjitha institucionet fetare kontrolli financiar mund të bëhet, por jo në drejtim të fiskalizimit. Drejtoresha e DAP, Sanja Lukarevska tha se të gjithë personat që ushtrojnë aktivitete fetare nuk i nënshtrohen kontrollit sipas ligjit, sepse shuma e pandarë paguhet një shumë fikse vjetore fikse, në përputhje me Ligjin mbi Tatimin në të Ardhurat Personale. Sipas saj, deri në ndryshimin e ligjit, ata nuk janë të detyruar të lëshojnë fatura fiskale, duke shtuar se Drejtoria mund ta kontrollojë atë vetëm në përputhje me Ligjin mbi Tatimin në të Ardhurat Personale. /tv21/

Loading...