A do të mund të punësohej studenti që diplomoi me notë 10 në SÇE, nëse nuk bëhej pjesë e “filmit” të partisë?

Si njeri që e njoh, e di shumë mirë sa ka investuar Erblini në mësim, sa ka investuar dhe sakrifikuar familja e tij për ta shkolluar. Atyre me siguri u dhemb zemra kur e shohin djalin e tyre në “filma” partiakë, por s’kanë se çka bëjnë, se ndryshe vështirë se do të gjente punë adekuate. U dhemb zemra ku e shohin djalin e tyre se si duhet të aktrojë në “filmat” e një grupi njerëzish, të cilët nëse i shkrin krejt bashkë, nuk kanë inteligjencë as sa gjysma e inteligjencës së Erblinit

Sami Avdiu

Erblin Braimi, ka kryer studimet në Fakultetin Filozofik, Institutin për Siguri, Mbrojtje dhe Paqe – Studimet për Paqe, në Universitetin e Shën Kirilit dhe Metodit në Shkup me notë 10.00. Pas përfundimit me këtë sukses, Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani e ka punësuar menjëherë duke ju hapur rrugë të diplomuarve që tregojnë suksese të larta në fusha të ndryshme.
Ky është njoftimi zyrtar, mirëpo realiteti është shumë i hidhur. Si njeri që e njoh Erblinin, zemra më dhemb kur e shoh si e detyruan të hyjë në “filma” të partisë, për të marrë një punësim konform suksesit që ka treguar si student. E di shumë mirë sa ka investuar Erblini në mësim, sa ka investuar dhe sakrifikuar familja e tij për ta shkolluar. Atyre me siguri u dhemb zemra më shumë se mua kur e shikojnë djalin e tyre në “filma” partiakë, por s’kanë se çka bëjnë. U dhemb zemra ku e shohin djalin e tyre se si duhet të aktrojë në “filmat” e një grupi njerëzish, të cilët nëse i shkrin krejt bashkë, nuk kanë inteligjencë as sa gjysma e inteligjencës së Erblinit.
Për këtë arsye duhet të parashtrojmë pyetjetÇ Pse nevojitet vendim i partisë në pushtet, respektivisht përfaqësuesve të saj, që të punësohet një student që ka diplomuar me notë mesatare 10.00? Pse nuk u punësua me automatizëm, siç punësohen studentët e dalluar maqedonas?
A do të mund të punësohej ky student, sikur të mos bëhej pjesë e “filmit” të BDI-së dhe Bujar Osmanit me titull “Zëri Yt”, që gjoja ka qëllim për të dëgjuar hallet e qytetarëve?
A pak ua kemi dëgjuar “zërin” tani e 17 vite sa janë gati në pushtet, nëpër aksione ushtarake e policore ku u vranë ushtarët më të mirë të UÇK-së? Ç’na duhet më zëri i tyre?
Në çfarë gjendje kemi ardhur ne si shoqëri shqiptare, ku edhe studentët më të mirë nuk mund të punësohen pa u bë pjesë e “filmit” të partisë në pushtet?
Janë këto pyetje të nderuar, që nuk mjafton vetëm të lexohen dhe të harrohen, por që kërkojnë analizë serioze prej nesh. Janë pyetje të cilat është më mirë t’i analizojmë sot, se t’i lëmë për nesër kur fëmijët tanië të kryejnë fakultetin, por nuk do të mund të puënsohen pa vendim të njerëzve të partisë. Nëse sot heshtni, nesër edhe për punësimin e fëmijëve tuaj do të vendosin njerëzit e partisë, të cilët janë aq intelegjentë, sa që kanë magjistruar, e doktoruar, pa kryer shkollën e mesme.

Loading...