Kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor në Federatën e Futbollit të Maqedonisë për zgjedhjen e kryetarit të ri do të mbahet më datë 1 shtator 2018. Ndërsa vendi dhe koha e mbajtjes së Kuvendit të jashtëzakonshëm të Kuvendit të Përgjithshëm të Federatës së futbollit të Maqedonisë për zgjedhjen e kryetarit të ri do të caktohet në mënyrë plotësuese.
Në kuloare të ndryshme po flitet se për postin e njeriut të parë në shtëpinë e futbollit qarkullojnë emrat e Haralampije Haxhiristevskit, Vujadin Stanojkoviqit, Vlatko Kostovit, Mirsad Jonuzit dhe ai i Masar Omeragiqit.

Haralampie Haxhiristeski edhe zyrtarisht është në futur në garë për postin e presidentit të FFM, që është lënë e lirë, pas largimit të Ilço Gjorgjioskit. Kandidatura e Haxhiristekit është e dyta që ka arritur në zyret e FFM-së, pas kandidaturës së Vlatko Kostovit.

Haxhiristeki ka marë mbështetjen e Lidhjes Futbollistikë në Negotinë, ndërsa pas Kostovit është Lidhja Komunale e Sporteve në Shtip. Deri më 12 gusht është afati i dorëzimit të kandidaturave për postin e presidentit të FFM-së, pas së cilës Komisioni 3 anëtarësh do të konstatojë se cili kandidatët i plotëson kushtet e kërkuara për postin e presidentit në FFM.

Loading...