Wizz Air kompania udhëheqëse me kosto të ulët në Evropën Qendrore dhe Lindore njofton të gjithë pasagjerët që udhëtojnë me linja ajrore që pas datës 1 nëntor 2018, se do të zbatojë politika të reja për valixhet, duke lehtësuar udhëtimin e qytetarëve dhe për të zvogëluar vonesat që lidhen me bagazhet për të gjitha fluturimet e Wizz Air.

Nga 1 nëntori, çdo udhëtar ka të drejtë që të marrë me vete një çantë dore (40x30x20 cm) në aeroplan, pa paguar asgjë, pra falas.

Ndërsa ata udhëtarë që blejnë WIZZ Priority do të kenë mundësi që falas të marrin në aeroplan një çantë dore (40x30x20 cm) dhe një valixhe të vogël (55x40x23 cm).

Por në kuadër të këtyre risive do të ketë çmime të lira dhe të ndryshme për valixhet me peshë më të madhe, të cilat duhet të bëhen check-in.

Loading...