Maqedoni

A do t’ju hakmerret Bujari “atyre të BDI-Çairit”, që ia dërgonin inspektorët? (Video)

bujar-osmani-almakos

Kohërat kanë ndryshuar, kanë ndryshuar edhe pozicionet. Një kohë, kur mbeti pa post ministror, Bujar Osmani ishte i përndjekur nga bashkëpartiakët e tij nga Çairi, që e konfirmon edhe biseda e Artan Grubit me Ali Ahmetin e publikuar në kuadër të “Bombës 38” nga opozita, raporton Almakos. Osmani aq ka qenë i hidhëuar me BDI-në, sa që ka mbyllur telefonin dhe nuk ka mbajtur pres-konferencën e paralajmëruar nga partia. Për këtë problem Grubi i raporton Ahmetit, duke i thënë se “kta të Çairit” ua kanë dërguar UJP-në shokve të Bujar Osmanit kishte edhe “shumë sene tjera”.

A.A.: “Pse i ka rënë pishman Bujari?” Pyet Ali Ahmeti.

A.G.: “Po nuk e di be pse. Ishte i dëshpërum diçka shumë dje”.

A.A.: Pse?

A.G.: Po për çeto hesapet me Çairin, çeshtu. Po thot po m’kërcënohen, pom ashtu…a e din, për shkak të ambicieve tija që i ka shprehë zgjedhjet lokale. Shka s’kish, shka s’kallxojke. Jo i kan çu kshtu inspeksione të hyrat publike shokëve të vetë…/Almakos

To Top