Qenan Aliu
Dua, t’ua tërheq vëmnendjen se Marrëveshja e Ohrit siç është e njohur është produkt politik , marrëveshje që ndaloi konfliktin e armatosur por akoma edhe gjat afro dy dekadave nuk ka ndaluar ,,luftën politike,,për kuptimin e saj, interpretimin e saj madje edhe implementimin e saj. Fundja ky produkt politik nën ndërmjetsimin dhe trusninë diplomatike të faktorit ndërkombëtarë u shkri në amandamente kushtetuese të cilat sot e kësaj dite interpretohen në formë rigide nga establsihmenti politik maqedonas. Dhe si rrjedhojë e këtij rrigjiditeti edhe shumë ligje të cilat tangojnë të drejtat e shqiptarëve miratohen me përmbajtje diskriminuese. Bazuar në këtë, Marrëveshja e Ohrit mbase e shkrirë në amandamente kushtetuese do të mbetet vetëm si dokument politik i historisë të shekullit përkatës. Amendimi i kushtetutës me frymën e kësaj marrëveshje solli disonancë juridike në mes Preambullës dhe pjesës normative bazuar në termet e përmendura. Pra fillojmë si pjesë e popullit shqiptarë , ndërkaq në pjesën normative përfundojmë si bashkësi etnike e limituar në 2o %. Kjo është KAKAFONIA JURIDIKE e imagjinuar nga byrokratë të mëdhenjë dhe e aminizuar në situata kritike. Bazuar në këtë, etablimi i Marrëveshjes së Ohrit në Preambullë do të betonizojë NOCIONET në fjalë, andaj ndaj mendimin se KJO NUK DUHET TË PËRFSHIHET në tekstin e sajë ! Me rrespekt,

Loading...