Teknologji

A e dini që “Facebook Messenger” ju përgjon edhe kur nuk e përdorni telefonin?

mesenger

Shfrytëzuesit e „Facebook Messenger“ duhet të dinë se ky aplikacion mund t’i përgjojë edhe kur nuk e shfrytëzojnë telefonin.

Në kushtet për shfrytëzim të aplikacionit, thuhet qartë se „Facebook Messenger“ mund ta shfrytëzojë mikrofonin e telefonit për të incizuar, kamerën për të bë fotografi, kurse shfrytëzuesit pajtohen me këto kushte sapo të klikojnë se pranojnë kushtet me qëllim që të instalojnë aplikacionin, trasnemton Gazeta Lajm.

Përveç kësaj, aplikacioni mund ta “lexojë” histroinë e thirrjeve tuaja, listën e kontakteve, por edhe të bëjë thirrje direkte pa dijen tuaj, sepse ju jeni pajtuar me një kusht të atillë në momentin kur e keni instaluar. Sipas ekpsertëve të sigurisë, ky aplikacion më së tepërmi kërcënon privatësinë e shfrytëzuesve edhe pse ka mbi një miliardë shfrytëzues.

To Top