A e keni ditur që në Çair ka lumenj?

Ndoshta jo! Por këtë fakt ua dëshmojnë fotografitë e shkrepura nga Gazeta Lajm, nëpër rrugët e lagjeve të Çairit, ku kryesisht jetojnë popullatë shqiptare, menjëherë pas shiut që kaploi Shkupin para një ore. Ky shi, madje ka hapur shtretër nëpër rrugë, si shkak i kanalizimit dhe infrastrukturës jo të mirë. Sipas disa të anketuarve në lagjen “Dizhon” të Komunës së Çairit, thonë se shiu solli dëme të konsiderueshme. Për këtë ata akuzojnë Kryetarin e Kumunës së Çairit, z.Izet Mexhitin për papërgjegjësi dhe jo interesim në punën që i është besuar. “Shi bje. Ska faj shiu, ka faj Izet Mexhiti që nuk interesohet për venin që përfaqëson. Shiu shkon ka ti vije ma leht, deri kur ta gjej rrugën deri te kanalizimi. A kanalizimi katastrof. Ka shume raste si sot, që shiu ka shkaktu dëme t’konsiderueshme, madje ka hy dhe brenda në shtëpi”, tha për Lajm një i anketuar.

5

 

 

3

4

 

 

Loading...