A ekziston kërcënim serioz për gjakderdhje nëse nuk rishikohen marrëveshjet!?

Vazhdon beteja pozitë opozitë, pritet thellim i krizës

“Qëllimi për të përmbysë shtetin është si duket një dëshirë nga e cila opozita e ka të vështirë të “divorcohet””, thotë Gecaj për “Bota sot”.

As kjo javë nuk rezultoi me kthimin e deputetëve në sallën e Kuvendit të Kosovës. Edhe kjo javë, kaloi pa u miratuar ndonjë ligj që do ta lehtësonte jetën e qytetarëve.
As pezullimi i marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe nga ana e Gjykatës Kushtetuese, nuk i dha guxim kreut të Kuvendit që të thërras mbledhjen e kryesisë për ta caktuar seancën e radhës.
Si rrjedhojë e kësaj, pozicionet pozitë-opozitë kanë mbetur të njëjta, pavarësisht thirrjes së kryetarit të Kuvendit, për ulje gjakrash dhe tryezë të përbashkët për të diskutuar lidhur me Asociacionin dhe Demarkacionin.

Skenarët
Burime të ndryshme të gazetës, që nga fillimi i krizës kanë alarmuar për lëvizje me prirje të fortë dhune, duke shfrytëzuar masën e protestuesve që do të mund ta nxirrte në rrugë opozita.

Loading...