Këngëtarja e njohur, Bleona Qereti, muajin e kaluar, publikoi projektin e saj më të ri “Monster”.
Kjo këngë u prit mirë nga fansat e saj, gjersa ajo po vazhdon të punojë rreth projekteve tjera të reja që do t’i sjellë së shpejti.

Bleona është shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ta imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, ajo vendosi që të publikojë një video në InstaStory, duke treguar dukjen e saj tërësisht pa makijazh.

Ashtu siç e ka bërë edhe në shumë herë tjera, Bleona vazhdoi të vërtetojë se duket bukur dhe tejet tërheqëse edhe kur nuk vë fare grim.

Tash e sa vite ajo jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe ka përqendruar karrierën e saj muzikore.

Këngëtarja ka paralajmëruar se shumë shpejt do të nxjerrë në shitje edhe një libër autobiografik, që përshkruan jetën dhe karrierën e saj.

Loading...