A është gjetur polici Armend Trena? Ministri i FSK’së: S’kemi ende informata

Kërkimet për gjetjen e trupit të policit, Armend Trenës kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme. Në media po raportohet se është gjetur edhe trupi i tij, por Ministri i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha thotë për Gazetën Express se deri më tani nuk ka informata zyrtare se ai është gjetur.
I kontaktuar nga Gazeta Express, Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, tha se deri më tani nuk ka diçka zyrtare dhe nuk mund të japë ndonjë konfirmim për gjetjen e trupit të tij.

Armend Trena dhe Malsor Dashi kanë pësuar aksident të shtunën mbrëma në rrugën Kaçanik – Hani i Elezit, duke rënë në lumin Lepenc.

Malsor Dashi u varros gjatë ditës së sotme.

Edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi ka thënë për Express se ende nuk ka ndonjë informatë se zhytësit kanë gjetur trupin e policit të dytë.

Express do të ju mbajë të informuar lidhur me këtë rast…

 

Loading...