A ishte Jeta Xhara e dashura e Sami Lushtakut?

Gjatë luftës në Kosovë, ajo ishte përkthyese. Ndihmonte ekipet e huja televizive kur ato vizitonin zonat e luftës dhe intervistonin komandantë e UÇK-së. Jeta Xharra në rolin e përkthyeses takoi shumicën prej tyre në rajonin e Drenicës, raporton Magazina.al. Mes tjerëve dhe Sami Lushtakun. Nga ajo kohë është folur se mes Jetës dhe ish komandantit të Zonës Operative të Drenicës, ka pas një lidhe. Drejtoresha e BIRN-it, nuk ka thënë asgjë publikisht për këtë gjë, por Sami Lushtaku nuk ka heshtur. Madje, siç raporton Magazina.al, këtë gjë kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku e ka përmendur edhe gjatë procesit gjyqësor që ka pas me Xharren.

Institucioni pjesë e të cilit është edhe Jeta Xharra, kishte akuzuar Sami Lushtakun dhe të tjerët për një fushatë mediale kundër saj për çka ishte ngritur edhe aktakuzë por që në fund kryetari i Skënderajt doli i pafajshëm.

Duke folur në këtë proces, në njërën prej seancave gjyqësore, Lushtaku ka deklaruar se kjo çka po bën Jeta është hakmarrje e saj, pasi siç ka thënë ai, gjatë luftës ka pasur një lidhje me të.

Historinë e “dashurisë” mes Lushtakut dhe Xharrës, e riktheu në vëmendje edhe gazetari Milaim Zeka me një postim të tij në Facebook. Pa përmendur emra, ai ka folur për dy njerëz që sipas tij kanë fobi prej drenicakëve. “E para është një gazetare shumë e njohur brenda gardhit të Kosovës…….Nuk njihet në opinion për ndonjë prodhim të hajrit, por njihet se shanë e spekulon shumë përpara të huajve. E ka për orgazëm t’i shajë sidomos komandantët e Drenicës, pa çka se njëri prej tyre, madje nr dy i Drenicës, ia ka marre virgjinitetin. Edhe e ka pas dashnor rrafsh 4 vite. Këtë fakt e njohin disa vendor e disa ndërkombëtare, po ashte mire ta njohin te gjithe, sepse fobine e saj ndaj Drenices, e ka si shkak i ndarjes prej këtij komandanti”, ka shkruar Zeka.

Loading...