Urgjentisht të krijohet ushtria

Ndërkaq, Drizan Shala, ekspert i sigurisë, vlerëson se në gjendjen aktuale politike, është i pamundur aprovimi i ligjit për FAK-un në Kuvend.

Ndonëse Qeveria e Republikës së Kosovës, i ka dhënë dritën e gjelbër, procedimi në Kuvend, i ligjit për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Forca të Armatosura, ende është shumë larg.
Ibrahim Shala, zëdhënës, në Ministrinë e Forcës së Sigurisë, thotë për “Bota sot”, se, është çështje e Kryesisë së Kuvendit (e cila përbëhet nga përfaqësuesit e grupeve parlamentare) të vlerësojë se kur don ta vë në rendin e ditës të seancave të tyre Amendamentet Kushtetuese lidhur me transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës – FAK.

Projektligji për transformimin e FSK-së në FAK në Kryesinë e Kuvendit

“Mund të themi se Qeveria e Kosovës, tani më ja ka proceduar Kuvendit të Kosovës, Amendamentet Kushtetuese lidhur me transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës – FAK. Obligim i MFSK-së ka qenë dorëzimi i projektligjit në Qeveri. Tashmë nga Qeveria e Kosovës Projektligjin për transformimin e FSK-së në FAK është dorëzuar në Kryesinë e Kuvendit. Prandaj është çështje e Kryesisë së Kuvendit (e cila përbëhet nga përfaqësuesit e grupeve parlamentare) të vlerësojë se kurë të njëjtat do ti vë në rendin e ditës të seancave të tyre”, thotë Shala.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Loading...