Rexhep Hasani
Nënat shqiptare vajtonin burrat, bijtë, nipat e tyre, kurse këta i çonin duart lartë.
Nënat shqiptare vajtonin bijtë që i mbulonte dheu, të vrarë në raste të montuara. Vajtonin bijtë e dënuar me burgje të përjetshme, të maltretuar e torturuar, kurse këta nuk ndaleshin.
Dhe jo vetëm këta dy. Bashkë me ta edhe Gruevski, Mijallkovi, Teuta, Musa, Artani, Bujari, Tarçullovski, Veljanovski, Janakievski,… Lista nuk ka fund.
Çdo tragjedi shqiptare, për ta ishte një triumf i vërtetë, për të cilin ia vlente t’i çdonin duart lart e më lart.
Nuk ndaleshin, vazhdonin t’i ngrejnë duart lart. Madje organizonin edhe koncerte e ahengje në sheshin e Çairit e Tetovës. Bashkë me KIC-in, MIC-in, e me institucione tjera që i kishin nën kontroll. Parat nuk ishin problem, sillnin këngëtar nga gjithandej.

Por sot ka ndërruar situata. deri dje i çonin duart lartë, e sot kanë mbetur me brekë poshtë. Sot kur shqiptarët janë vetëdijësuar, këta po e humbin dheun nën këmbë. Duhet edhe pak syçeltësi dhe koha e tyre do të skadojë. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe t’i pengojmë përpëlitjet e fundit që po i bëjnë për rikthim. Na nevojitet pak koshiencë dhe ata do të marrin fund.

(Këtë tekst po e dërgoj për botim në Gazetën Lajm edhe pse nuk ma botuat tekstin paraprak me titull: “Audio dëshmitë e mia ende të papublikuara për bashkëpunimin VMRO-BDI”)

Loading...