Kulturë

A.K.V. “Shkupi” rrëmbeu çmimet kryesore në festivalin ndërkombëtar në Radovish (FOTO)

18072572_220888251729953_923831891_n

Ansambli i këngëve dhe valleve “SHKUPI” është hapur nga një grup koreografësh me përvojë shumëvjeçare dhe veprojnë në rrethinën e Shkupit.

Ata ishin të ftuar në festivalin ndërkombëtarë që u mbajt në Radovish më datë 17.04.2017 ku nën konkurrencë të shumë Ansambleve vendore dhe shteteve ballkanike edhe europiane  arritën të korrin suksese, duke u kthyer me 3 medalje dhe disa mirënjohje.

18052905_220888451729933_366705213_n

Në këtë festival ata arritën ta rrëmbejnë çmim për valltare më të mirë të festivalit, me këtë çmim u stolis vogëlushja 5 vjeçare Lijana Murtezani, valltarë më të mirë të festivalit i takoj Mesud Kadriut si dhe çmimi kryesorë Koreografi më e mirë e gjithë festivalit.

 

18052640_220888638396581_445584469_n

Vlen të potencohet se ky Ansambël është formuar nga kryetari z.Muhadin Murtezani,Koreografët Adem Murtezani, Liman Ibraimi, Zurap Murtezani dhe Belkisa Asani.

Nga ky Ansambël deklarojnë se në vazhdimësi janë duke punuar në kultivimin e kulturës dhe traditave shqiptare në vend dhe jashtë vendit, duke premtuar se sukseset dhe çmimet do të vijojnë në vazhdimësi me punë dhe kualitet.

18072747_220888125063299_450731445_n

To Top