A ka bisht marrëveshja e Prespës? A parasheh kjo Marrëveshje deponimin e materieve radioaktive nga Greqia në Maqedoni? Këto dilema janë hapur nga aktivistë të shoqërisë civile për mbrojtjen e mjedisit, pasi për nesër është caktuar një debat mes shkencëtarëve nga Maqedonia dhe Greqia me temë “Transporti i sigurt tejkufitar i materieve të rrezikshme radioaktive”. Debati do të mbahet në Gjevgjeli, kurse pas përfundimti të tij janë paraparë deklarata nga profesori në Fakultetin e makinerisë në Shkup, Dame Dimitrovski, dhe Stelios Ksantos, profesor në Institutin arsimor teknologjik “Aleksandar” në Selanik.

Aktivistët e shoqërisë civile shprehen të habitur se pse duhet të bisedojnë Maqedonia dhe Greqia për Transport të sigurt të materieve radioaktive, kur dihet se në Maqedoni nuk ka materie të tilla. As Greqia nuk ka centrale bërthamore, mirëpo dyshimet e aktivistëve janë se ndoshta po fillon të përgatitet tereni për sjelljen e materive të rrezikshme radioaktive në Maqedoni përmes portit të Selanikut.

Loading...