Lideri i Partisë Socialdemokrate dhe njëherit kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është deklaruar në lidhje me raportimet për një koalicion të mundshëm PSD-PDK në komunën e Prishtinës.

Ai nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’, i ka quajtur thashetheme të gjitha lajmet që e lidhin PSD me një koalicion të mundshëm me PSD.

Ahmeti, gjithashtu është shprehur se është interesante të kuptohet se kush fshihet pas gjithë këtyre thashethemeve.

Ky është plotësimi i plotë i tij:

“Sot lexova në “lajme” që qenkemi para koalicionit me PDK në Prishtinë. Nuk ka asgje të vërtetë dhe nuk kemi qenë dhe nuk jemi në kurfarë diskutimesh për këtë gjë. Është interesant të kuptohet se kush po I nis këto thashetheme.”

Loading...