Procesi i ndryshimeve Kushtetuese është i realizueshëm vetëm kur në një shoqëri, klasa politike ka vetëdijesimin e plotë për demokraci dhe shtetndërtim, kështu vlerëson në një prononcim për Zhurnal, juristi Qenan Aliu.

“Procedura për këtë hap është e përcaktuar në Rregulloren për punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Rregullorja parashehë disa faza, e kjo procedurë në çfardo variante nuk mund të zgjasë më shkurt se 100 ditë. Dhe këtë pa prejudikuar obstruksionet e qëllimshme kundër propozim-ndryshimeve që mund ti bëjnë presidenti i shetit apo njëqindëepesëdhjetmijë nënshkrime”, thotë për Zhurnal, Qenan Aliu, jurist.

Pra, shton mëtej Aliu, klasa politike është e obliguar të gjejë rrugën dhe konsenzuset më të mira të mundshme që çojnë shoqërinë përpara dhe qytetarëve ju mundësohet dinjitet dhe mirëqenie.

“Por a ka Maqedonia aktualisht klasë politike (pozitë-opozitë) që kanë për synimi mbrojtjen e interesit të përgjitjhshëm për shtetin dhe qytetarët e saj ?!”, bënë pyetje retorike juristi Aliu, duke lë të kuptohet se klasës politike në Maqedoni i mungon sensi i shtetformësisë.

Loading...