A ka plan “B” për Maqedoninë në NATO?

Analistët janë të ndarë rreth mundësisë që Maqedonia të prosperon në NATO deri në samitin e verës, ndërsa kontesti rreth emrit me Greqinë të zgjidhet në disa faza, shkruan Rel, transmeton Zhurnal. Për këtë opsion këto ditë kanë shkruajtur edhe mediumet greke.

Me siguri ekzistojnë informacione nga shtete me ndikim në NATO se diçka mund të ndodhë me pranimin e Maqedonisë deri në Samitin e ardhshëm të Aleancës, komentojnë njohësit e rrethanave politike pas porosive të fuqishme që vendi shumë shpejtë mund të bëhet anëtare, por edhe pas shkrimeve të mediumeve greke që kontesti të zgjidhet në faza, me çka do të mundësoheshte edhe përparim në Aleancën ushtarake euroatlantike.

Ismet Ramadani nga Këshilli Euroatlantik i Maqedonisë këtë e ndërlidhë mes tjerash edhe me ndikimin rus në Ballkan por edhe në disa shtete tjera europiane.

“Mund të pritet edhe ndonjë vendim politike, e cila në shumicën e rasteve sillet në rang të ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të NATO-s në mbledhje para samitit, që pritet të mbahet në fund të këti muaji të gjejnë ndonjë formulim që megjithatë Republika e Maqedonisë ta merr ftesën për anëtarësim në NATO”, vlerson Ramadani.

Mediumet greke kanë publikuar analiza që kontesti të zgjidhet në disa etapa, që praktikisht do i lejohej Maqedonisë të hy në NATO në samitin e Aleancës në Bruksel në korrik, dhe pastaj do të vazhdonin negociatat për zgjedhje të tërësishme të problemit.

Vlladimir Bozhinovski nga Instituti për hulumtime politike është skeptik për përparim të mundshëm të Maqedonisë në Aleancë pa marrëveshje konkrete.

“Nëse arrihet marrëveshja me çka do të përmbyllej çështja e emrit, ku janë caktuar edhe dispozitat nga kjo marrëveshje, është potencuar se për një periudhë të caktuar kohore të zbatohen, dhe atëher po, mundet. Por nëse nuk ka marrëveshje finale, nuk pres që Greqia mund të na zhbllokoj drejt antarësimit në NATO”, thotë Bozhinovski.

Këtyre ditëve porosi inkurajuese erdhën edhe nga përfaqësuesit e faktorit ndërkombëtar. Ambasadori i SHBA-së në Shkup, Xhes Bejli tha se është mundësia reale që Maqedonia shumë shpejtë të bëhet anëtare e Aleancës.

Loading...