A ka të drejtë Cipras kur thotë se kombi maqedonas nuk ka ekzistuar ?

 

 

Ali Ibrahimi

Përveç historisë së komplikuar të shtetit të Titos, i Bullgarëve, i Serbëve, i Ballistëve, Maqedonëve, më herët i Osmanlinjve, një lëmsh që ka marrë si detyrë për ta shprishur tash më 25 vjet, i dërguari i OKB-së, Zoti Nimic, sikur s’mjafton, unë po’ i shtojë edhe një lëmsh, me shpresë se Aty do i shërben si një lampion në rrugën e ndërmjetësimit mbi çështjen e emërtimit të Shtetit FYROM. Po dëgjoj në media, kryeministrin Grek Cipras, ku thotë se s’ka ekzistuar kurrë KOMB Maqedon! Si rrjedhojë provokon dhe irriton popullin maqedon, por jo popullin shqipfolës të FYROM-it.

 

Koncepti komb të sqarohet

 

Zoti Nimic, ndoshta Ju duket qesharake, por në hapësirën ballkanike, fjala KOMB ka një kuptim tjetër nga ajo që nënkupton pjesa tjetër e botës. Pa e sqaruar këtë koncept edhe 25 vjet s’mundet të zgjidheni emrin e këtij shteti. Pse? Kur shqiptarët (jashtë Shqipërisë, ne Kosovë, Maqedoni, etj. ) i pyet, çfarë kombi jeni, përgjigjen të gjithë si Shqiptarë. Kjo ndodhë edhe tek Serbët, Kroatët, Bullgarët e tjerë popuj që jetojnë jashtë trojeve të shtetit të tyre amë. Kurse, nëse i pyet Zviceranët që flasin Italisht (ku dhe unë jetoj dhe këtë e flas nga përvoja), se çfarë kombi jeni, ata përgjigjen Zviceran. Kështu ata të gjuhës Frënge, poashtu edhe Gjermanofolesit. Kjo është edhe në Amerikë, apo jo, askush nuk thotë jam Aglez, apo Spanjol. Kështu Brazilianët, Meksikanët e plote popuj tjerë në botë edhe pse flasin Spanjolisht, Portugalisht, apo gjuhë tjetër. Pra, në botë fjala KOMB (Nation, Nacia, Nazione) nënkupton Emrin e shtetit dhe të gjithë banuesit e atij shteti, kurse në Ballkan nënkupton gjithë njerëzit që flasin të njëjtën gjuhë edhe pse janë të shpërndarë në 4/5 shtete të ndryshme! A po Ju duket lëmsh? Eh Zoti Nimic, po të ishte lehtë e kishim kry vetë këtë punë! Kurse kur Cipras dhe grekët thonë –s’ka pasur kurrë KOMB Maqedon! -çka nënkuptojnë ata: 1.S’ka pas kurrë shtet Maqedon? apo, 2. S’ka pasur kurrë etni/ popull maqedon? apo 3. në gjuhën Greke Komb i thonë Etnitetit. Mos t’i përzim Etninë/Kombin/Kombësinë/Shtetësinë. Këtu shpjegohet pse Maqedonët irritohen kur u thonë s’ka pasur, kurrë Maqedoni e Shqiptarët e FYROM-it jo. Ah pikpamja, shpirtin ma ka ngrënë. Të nderuar miq a jemi kontrovers, jetojmë ne një shtet por prezentohemi me kombësi të shtetit tjetër. Ahhh harrova, Made in Ballkan! Alius Shkupri

Loading...