Maqedoni

A keni dhënë 3 mijë euro ryshfet për një vend pune? Ja si mund t’i ktheni deri të dielën!

euro-1-696x464

Nëse keni dhënë 3.000, 4.000 ose 5.000 euro ryshfet për një vend pune, ato mund t’i ktheni deri ditën e diel. Këtë mund ta bëni shumë lehtë. Shkoni te personi që ua ka marrë ryshfetin. Thoni se nëse nuk ua kthen paratë, do të votoni për partinë tjetër. Me siguri do të përbehet në zot se ai nuk i ka marrë paratë për vete, por se juve u ka bë vetëm shërbim pasi ju don shumë, kurse paratë ia ka dhënë “kryetarit të degës, deputetit, ministrit ose zëvendës ministrit”. Mos u nervozoni. Ju nuk keni nevojë të shkoni te “kryetari i degës, deputeti, ministri ose zëvendës ministri”. Thuani atij që e keni pasur “mësit” për ryshfet t’i çojë “selam” kryetarit të degës se nëse nuk ua kthen paratë që ua ka marë ryshfet, ju do të votoni për një parti tjetër. Kryetari i degës me siguri do të thotë të pritni vetëm sa të kalojnë zgjedhjet, sepse pas zgjedhjeve “krietari” do ta ndërrojë politikën, do të sjellë fytyra të reja në parti, nuk do të ketë më punë të këqija… Mos i besoni. Janë fjalë boshe që i premtojnë tani 15 vite. Në parti kanë ardhur shumë fytyra të reja, mirëpo ka vazhduar politika e vjetër. Kryetarit të degës i duhen votat tuaja edhe më shumë se atij që ia keni dhënë ryshfetin në dorë. U ka hy frika deri në palcë nga humbja. Mirëpo nuk guxoni të ju besoni në fjalë. Nëse nuk ua kthejnë ryshfetin që ua kanë marë deri ditën e zgjedhjeve, pastaj do të ju harrojnë. Do t’i mshelin telefonat. Nuk do të mund t’i gjeni askund. Prandaj mos u besoni. Nëse i shtrëngoni mirë dhe i kërcënoni se do të flisni në mediume, paratë do t’i gjejnë menjëherë. Dhe do t’ua kthejnë.
Kanë para, mos ua kini gajlen. Kanë vjedhur mjaft.
Nuk keni pse ngushtoheni as pse turpëroheni të kërkoni paratë që ua kanë marë. Ato janë paratë tuaja. Me siguri është dashur të merrni borxh prej dikujt, që të jepni ryshfet e të punësoheni. Për ta kthyer atë borxh më vonë keni qenë të detyruar të merrni kredi nga banka. Kredi që ndoshta ende nuk e keni “larë”. Kurse ata që ua kanë marë ryshfetin paratë i kanë harxhuar për të ndërtuar pallate, për të ble vetura të shtrenjta e për të bë pushime në Dubai, Antali, Spanjë e Itali. Ose edhe me keq – i kanë harxhuar për të blerë banesa për “shvalerkat” e “shvalerat” (nëse janë LGBT), për alkool, drogë, prostitucion, ose bixhoz. Ata duhet të turpërohen nëse nuk ua kthejnë paratë që ua kanë marë juve ryshfet, e jo ju. Mos e lëshoni këtë rast të mirë. Unë i ktheva paratë që mi morën para 6 viteve për të më punësuar, mund t’i ktheni edhe ju. Dhe të jem i sinqertë, nuk e kam ndërmend t’ua jap votën. Ju si të doni veproni!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top