A mund ta besoni? Një shqiptar thotë se ndërhyrja e NATO’s në Kosovë ishte ilegale (Video)

Megjithëse lufta e fundit në Kosovë është e freskët në kujtesën e çdo shqiptari, mund të mos e besoni por ka edhe shqiptar që thotë se ndërhyrja e NATO’s në Kosovë ishte ilegale.

Derisa e gjithë bota demokratike, perëndimore ishte pajtuar që të ndërhyjë në Kosovë me anë të NATO’s për ta ndalur regjimin e Milloshevicit, mund të konsiderohet me fat që liderët botërorë të asaj kohe, nuk janë konsultuar apo nuk kanë hasur në këshillat e shqiptarit Olsi Jazexhi.

Jazexhi, i njohur për mbrotjen e vetëm fesë islame dhe fyerjet e vazhdueshme ndaj pjesëtarëve të besimeve të tjera, sonte ka dalë në rolin e historianit të kohës së luftës në Kosovë.

Në emisionin Top Shoë, ai del kundër vendimeve të botës demokratike, përkatësisht vendimeve të liderëve si Bill Clinton, Tony Blair, etj., për të ndërhyrë në Kosovë.

Jazexhi thotë se hyrja e NATO’s në Kosovë ishte ilegale.

“Sipas ligjit ndërkombëtar ajo që u bë ishte ilegale”, thotë teksa komenton luftën në Kosovë dhe ndërhyrjen e NATO’s. /Express/

https://dailymotion.com/video/x3e3rvq

Loading...