Julen Lopetegui doli në një konferencë shtypi, në prag të ndeshjes kundër Alaves, ku foli për momentin delikat, që po kalon ekipi i tij. Ndër të tjera, trajneri i “Los Blancos” nënvizoi: “Situata në ekip? Ne kemi pasur lëndime, të tilla si Marcelo dhe Dani, që mund të qëndrojnë jashtë fushave për disa javë. Nuk kemi të gatshëm edhe Isco, ndërkohë që Gareth ka disa shqetësime. Kritikat? Ky është Real Madridi dhe duhet t’i merrni ato si diçka të natyrshme.

E rëndësishme është se jemi të gjithë të bashkuar. Ka edhe gjëra negative, që duhet t’i korrigjojmë, por ne vazhdojmë me besim absolut në të gjitha garat. Natyrisht, kërkesa e llogarisë është më e madhe në Madrid, por qasja mbetet e saktë. Champions-i? Nuk kam asnjë dyshim se do të vazhdojmë si në ndeshjen ndaj Romës. E vërtetë, kemi humbur tri pikë kundër CSKA, por ishim të pafat. Tani fokusi është vetëm tek sfida me Alavés, një ekip që ka gjashtë ndeshje pa humbje dhe do të na detyrojë të bëjmë një lojë të madhe për të fituar.

A ndihem në rrezik? Nuk jam këtu për të analizuar atë që njerëzit mund të mendojnë. Ne punojmë çdo ditë për t’u përmirësuar. Është e vërtetë se objektivat e klubit janë për t’u arritur, nuk na justifikon asgjë tjetër. Ne duam të përmirësohemi, si të gjitha ekipet. Jemi këtu për t’i respektuar të gjitha mendimet, sepse kjo është logjike për një ekip si Real Madridi.

A jemi në krizë? Ne nuk po analizojmë atë që njerëzit mund të mendojnë. Mbetemi të fokusuar, objektivat janë në lojë (të paprekur). Kemi pikë të barabarta me vendin e parë në La Liga. Pastaj, llogaritë bëhen në fund të sezonit. Ne duam të përmirësohemi, si të gjithë të tjerët, dhe jemi të sigurtë se do ta bëjmë këtë.

A jemi “keqtrajtuar” nga shtypi? Dikush duhet t’i respektojë mendimet, në një ekip si Real Madridi kjo është logjike. Ju duhet të respektoni edhe diversitetin e zgjidhjeve. Ne jemi profesionistë, punojmë nga brenda, e shohim se si veprojnë lojtarët, e dimë se ekipi është i bindur në atë që bën.

Unë mendoj se bëmë një ndeshje të pranueshme në derbi, kundër CSKA-së, gjithashtu, meritonim të fitonim. Momenti më i keq ishte pjesa e parë në Sevilla. Jo çdo gjë nuk është pozitive, kemi pasur edhe momente të shkëlqyera. E ardhmja është ajo që më shqetëson.

A kam gabuar? Një trajner merr gjithçka të keqe mbi vete. Ne punojmë për ta përmirësuar ekipin; jemi të vetëdijshëm se si kalohet kjo situatë, me normalitet dhe qetësi. Kemi një ekip të mirë, pa asnjë dyshim. Kemi zgjedhur të fitojmë gjithçka, kjo është ajo që mendoj dhe na motivon çdo ditë.

Një trajner është gjithmonë përgjegjës për të keqen, për të mirën kurrë. Ne e marrim këtë si normalitet dhe me qetësi. Çdo ndeshje është një finale për mua, në Madrid çdo ndeshje është e tillë.  Tri pikët ndaj Alaves janë shumë të rëndësishme, njëlloj si në të gjitha ndeshjet. Në Moskë u ndëshkuam që në minutën e parë? Është një fakt i vërtetë, që na shqetëson. Do të përpiqemi ta përmirësojmë këtë aspekt, ashtu siç bëjnë të tjerët”.

Loading...