European Neighborhood Policy & Enlargement Negotiations commissioner Johannes Hahn, center, and the four most relevant party leaders in Macedonia, Prime Minister and leader of the VMRO-DPMNE conservative party Nikola Gruevski, left, leader of the Democratic Union for Integrations Ali Ahmeti, second from left, leader of Macedonian opposition Social Democrats Zoran Zaev, right and leader of the Democratic Party of the Albanians Menduh Thaci, second from right, come to the media after their talks in Skopje, Macedonia, early Wednesday, July 15, 2015. (AP Photo/Boris Grdanoski)

Eurokomisari Johanes Han ka mbërritur dje në Shkup që sot t’i takojë një nga një partitë politike parlamentare në Maqedoni dhe të njoftohet për së afërmi me qëndrimet e tyre rreth formimit të Qeverisë së re. Burime partiake për redaksinë tonë vërtetojnë se Han në tavolinë do të aktualizojë temën për Qeverinë e zgjeruar. Kjo temë mbështetet nga gjithë partitë, përveç VMRO-DPMNE-së.

Analistët thonë se ai do të vijë për t’ua bë me dije partive reformat që duhet të jenë në përputhje me agjendën europiane. Ata përjashtojnë mundësinë për zgjedhje të reja eventuale.

“Vizitën e Johanes Han e shohë si mbështetje për formimin e Qeverisë së re dhe jo nxitje për zgjedhje të reja. Këtë sinjal tashmë e ka plasuar edhe ambasadori Zhbogar, por mendoj që Han do të përcjell mesazh mesazh të qartë se nuk duhen zgjedhje të reja dhe se është i nëvojshëm konsesu i zgjaruar për reforma”, deklaroi për gazetën Lajm Bojan Mariçiq, nga Qendra për studime europiane.

Mariçiq mendon se me këtë do të kryhej një fazë e Marrëveshjes së Përzhinos, dhe sigurisht se do të reflektohej në reforma që do të kenë Raportin e Pribesë në plan të parë.

Politologu Mevlud Islami vlerëson se vizita e komisarit për zgjerim Johanes Han në Maqedoni pritet të ketë për qëllim presionin për partitë politike që në një afat sa më të shkurtër të formojnë Qeveri dhe t’i kthehet vendi normalitetit.

Duke parashtruar pyetjen se kush do të bënte pjesë në qeverinë që do ta përkrahte Han dhe Bashkimi evropian politologu Islami vë në theks se kabineti i ri qeveritar duhet të jetë reformues me program dhe metoda të kthimit të sundimit të ligjit dhe besimit në institucione.

“Koalicioni duhet të përmbushë obligimet nga raporti i Pribes, implemtinin e tërësishëm të marrëveshjes së Perzhinos dhe avancimin e marrëdhenieve ndëretnike si pika më të rëndësishme të shumicës së re parlamentare. Duke pasur parasysh se DPMNE, partia më me shumë mandate, humbi mundësinë për të formuar qeverinë, kabineti i ri që do të përmbushte kërkesat e BE-së, organizatë ku vendi aspiron se do bën pjesë në të ardhmen, pritet të përfshijë LSDM-në dhe gjithë partitë shqiptare. Vetëm një kabinet qeveritar si ky, në këto rrethana pritet të jetë zgjidhja e vetme e krizës dhe nxjerrjes para organeve të drejtësisë funksionar që abuzuan me pushtetin dhe shfrytëzuan privilegjet për pasurim individual në kurriz të popullit. Çdo variant tjetër do të përfundonte me trazira si në Rumani dhe do të thellonte edhe me tepër krizën”, sqaroi për gazetën Lajm Islami.

Pas dështimit të VMRO-DPMNE-së dhe Nikolla Gruevskit si mandatar për formimin e Qeverisë, ende nuk ka sinjale se mandatari i radhës do të mund të garantonte minimum 61 vota për ta formuar Qeverinë. LSDM në bisedime me BDI-në nuk ka lënë përshtypjen se është e gatshme për të pranur çfarëdo marrëveshje.

Loading...