LifeStyle

A po kërkoni gatimet më të shijshme shqiptare? Më 3 dhjetor i keni në Zvicër!

Screenshot_20171108-184102

Nga: Aina Hoti

Tre shefat e kuzhinës me nismën “Shije Shqiptare” do të prezantojnë gatesat shqiptare në mënyrë moderne, pa dëmtuar shijen tradicionale

Shije Shqiptare filloi rrugëtimin në La Perla Graz Austri, e më pas në “AURA mediterranes Ristorante” dhe “Kleiner Rosengarten Mannheim”, në Gjermani, kurse radhën tani e ka Zvicra te “Stella del Centro – Uster”.

Një event nën kujdesin e “Swiss Albania Event”. Doni të dini më shumë për kulinarin shqiptare? Mjafton të vini të shijoni gjashtë gatesat e tyre. Më 3 dhjetor në Cyrih dhe jo vetëm.

Tre shefat e kuzhinës me nismën “Shije Shqiptare” do të prezantojnë gatesat shqiptare në mënyrë moderne, pa dëmtuar shijen tradicionale. Sigurisht që një pjatë e mirë shoqërohet nga një verë e mirë.

Prania e prodhimeve shqiptare do të jenë qershia mbi tortë “Kosova Wine”. Ne kemi shumë vlera dhe duhet bota të na njoh. Kultura shqiptare ndër shekuj ka pasur vlera të mëdha dhe duhet t’i promovojmë me mënyrën më të mirë!

Tradita në familjen shqiptare

Qëllimi i Shije Shqiptare është vazhdimi i traditës në kuzhinë. Familja është gjë e shtrenjtë dhe në edukimin e fëmijëve luan rolin më të madh kultura që trashëgohet.

Mbrëmja kulturore, kulinare, që organizon Shije Shqiptare, ka qëllimin të bashkojë familjen duke mësuar te fëmijët zakonet tona. Ftoni një mik/she, apo një familje zvicerane dhe ejani të promovojmë dhe të shijojmë këtë natë të veçantë.

Darka kulinare-kulturore e ka qëllim të përqendrohet te familja!

To Top