A SHKOHET NË NATO ME…
A shkohet në NATO me shkolla ku përqindja më e madhe wc-në e kanë larg 100 metra, kurse disa të tjera ngrohen me “koftor”;
A shkohet në NATO me rrugë të lëna rrugëve, apo në xhepa të disa funksionarëve;
A shkohet në NATO me administratë që e ka më të gjatë pauzën se sa punën;
A shkohet në NATO me popull që jeton me “të shkrujtme” (veresi), kurse politikanë që nuk dinë të shkruajnë;
A shkohet në NATO ku me helikopter merret nuse, kurse ndihma e shpejt me veturë nga koha e Titos;
A shkohet në NATO me flamuj të ngatërruar nga qeveria, kurse popull që valëvit flamurin e varfërisë;
A shkohet në NATO nga kufiri Llojan-Miratoc, apo direkt nga aeroporti??
Me këto kushte, më parë do shkojmë në hale se sa në NATO.

Hasim Memishi -SOPI-aktor

Loading...