“A thua…Mehazi po largohet nga shqiptarët, që të afrohet te BDI-ja?”

Sulejman Mehazi

“A thua…Mehazi po largohet nga shqiptarët, që të afrohet te BDI-ja?” Shkrimi i fundit me titull: “NE MENDO SE ALI AHMETI S’DI, AI ME FITORE BËN KËRDI!”, publikuar në disa gazeta të Maqedonisë, shumë lexues e komentues i ka bërë të dyshojnë se Sulejman Mehazi, mos ndoshta me anë të këtij shkrimi lë, ndahet e largohet nga shqiptarët, e kthehet në anën e BDI-së. Nuk e di se çfarë mendojnë të tjerët, sa për vehten tonë s’na besohet, miq të nderuar, se jemi larguar nga shqiptarët, e për disa interesa personale e karrieriste jemi afruar BDI-së. T’ishim afruar BDI-së, këtë do ta bënim që moti, e jo tani kur është e përlyer me LSDM-në, atëherë kur BDI-ja ishte e pastër, pasluftës së 2001, kur kushëriri im, Xhemali Mehazi, ishte Ministër i Transportit, kur djali vëllait, Gëzim Mehazi, që moti është Ispektor i Përgjithëshëm i Kriminalistikës, pastaj Teuta Arifin e kemi afër, të mëhallës, e do kisha shumë privilegje interesash karrieriste, po ne këto lukse partiake si donim e i mohonim për hirë të popullit shqiptar. Qëllimi i shkrimit: “Ne mendo se Ali Ahmeti s’di, ai me fitore bën kërdi”, s’është t’i bëjmë elozhe Ali Ahmetit, s’është për t’iu afruar BDI-së, por të tregojmë të vërtetën e pamohueshme politike të Ali Ahmetit, të vetëdijësimit të partive opozitare shqiptare që të përçarë duan ta sfidojnë BDI-në e Ali Ahmetit. Opozita e përçarë dhe e ndarë e merr edhe popullin shqiptar në qafë, kot ne gërvallemi me shkrimet tona nëse ata që duhet mundur Ali Ahmetin s’janë të bashkuar, po të përçarë e krye më vete. Dallimi i Ali Ahmetit nga Menduh Thaçi, Zijadin Sela e Bilall Kasami është se, Ali Ahmeti shkon në zgjedhje parlamentare e lokale për ta mundur opozitën e përçarë, prandaj dhe koalicionoi me LSDM-në gjatë zgjedhjeve lokale, kurse këta të dytët, opozita shqiptare përherë e përçarë në zgjedhje shkon vetëm për ta dëmtuar, e jo për ta fituar Ali Ahmetin. Qëllimi i opozitës shqiptare duhet të jetë fitorja ndaj BDI-së, e jo dëmtimi i Ali Ahmetit; Fitorja ndaj Ali Ahmetit e BDI-së bëhet vetëm me bashkimin e opozitës shqiptare e kurrsesi ndryshe.

Loading...